TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2023, 18:11

Junajtid shtanget nga Bërnmuthi dhe humbet shansin e artë për të kapur rivalët e Sitit, në “Old Trafford” shkruhet historia

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid shtanget nga Bërnmuthi dhe humbet shansin e artë për

Mançester Junajtid ka pësuar një humbje zhgënjyese në javën e 16 të Premier Ligës

Skuadra e Ten Hag është mundur 3-0 në shtëpi nga Bërnmuthi. Një fitore historike për kuqezinjtë, që nuk kishin fituar kurrë në “Old Trafford” më parë.

Problemet për “Djajtë e Kuq” filluan pas vetëm pesë minutash lojë, me miqtë që arritën të kalonin në avantazh me Slonake.

Mançester Junajtid kërkuan të reagonin duke shkuar disa herë afër golit, por pa arritur të konkretizonin rastet e krijuara.

Bërnmuthi siguroi fitoren historike në harkun e katër minutave në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Billing në minutën e 69 dhe Senesi në 4 minuta më vonë.

Lajmi tjetër i keq për Ten Hag ishte kartoni i verdhë i marrë nga Bruno Fernandesh për protesta në fundin e ndeshjes. Portugezi do të jetë i skualifikuar për ndeshjen e ardhshme kundër rivalëve të Liverpulit.

Junajtid humbi një mundësi të artë për të kapur përkohësisht rivalët e Mançester Sitit në vendin e katërt, ndërsa Bërnmuthi është ngjitur në vendin e 13 me 19 pikë.

 

mançester junajtid bërnmuth premier liga

Lini një Përgjigje