TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2023, 18:34

Belingam nuk mjafton për Realin, madrilenët i bëjnë nder Barcelonës me hapin fals ndaj Real Betisit

Shkruar nga Pamfleti

Belingam nuk mjafton për Realin, madrilenët i bëjnë nder

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Real Betis në javën e 16 të kampionatit spanjoll.

Një rezultat ky nga i cili mund të përfitojnë Barcelona dhe Xhirona, dy skuadra që do të përballen nesër në mbrëmje me njëra-tjetrën.

Katalanasit kanë mundësinë të shkojnë dy pikë larg “Los Blancos” me një fitore, ndërsa Xhirona mund të marrë kreun e renditjes nëse largohet me tri pikët nga ekipi i Çavit.

Ndeshja e luajtur në “Estadio Benito Villamarin” u zhbllokua në minutën e 53 të pjesës së dytë nga i përhershmi Belingham.

Anglezi mori nja asist të bukur nga Diaz dhe dërgoi topin në rrjetë pas një kontrolli të bukur me gjoks.

Kundërpërgjigja e vendasve erdhi në minutën e 66 me një predhë të Rubial që ka fiksuar shifrat përfundimtare në 1-1.

Me këtë barazim, Reali i Madridit vazhdon të mbajë vendin e parë me 39 pikë, 1 më shumë se Xhirona dhe 5 më shumë se Barcelona që do luajnë bashkë, ndërsa Real Betis renditet në vendin e 7 me 26 pikë, po aq sa dhe Sociedad i vendit të 6 që ka një sfidë më shumë për të luajtur.

 

 

reali i madridit real betis la liga

Lini një Përgjigje