TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 18:28

Shqipëria mbylli pa medalje Lojërat Olimpike Dimërore, Lara Colturi pjesë e “Top 10”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria mbylli pa medalje Lojërat Olimpike Dimërore, Lara

Shqipëria e ka përmbyllur pa medalje pjesëmarrjen në “Lojërat Olimpike Dimërore”, pas garave të fundit në disiplinën e skive alpine.

Në garën e slalomit, Lara Kolturi u rendit në vendin e dhjetë, duke mos arritur të sigurojë një vend në podium. Para kësaj gare, në disiplinën e slalomit gjigant, Kolturi ishte pozicionuar në vendin e 16-të.

Semire Dauti nuk arriti të regjistrojë kohë në slalom, pasi ishte eliminuar më herët nga gara. Po ashtu, edhe Kiana Kryeziu, e cila përfaqësonte Kosovën, nuk arriti të përfundojë me kohë të vlefshme.

Lara Kolturi është me origjinë nga Italia, por garon nën flamurin e Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare.

Medalja e artë në slalom u fitua nga skiatorja amerikane Mikaela Shifrin. Në vendin e dytë u rendit Kamile Rast, ndërsa medaljen e bronztë e siguroi Ana Sven-Larson.

 

lara kolturi skiatorja shqiptare lojërat olimpike dimërore

Lini një Përgjigje