
Futbollistët shqiptarë vijojnë të jenë protagonistë në kampionatin turk. Odise Roshi ishte vendimtar në ndeshjen mes Keciorengucu dhe Erzurumspor, duke dhënë asistin në golin e avantazhit për skuadrën e tij.
Në minutën e 12-të të takimit, Roshi shërbeu saktë për Bulut, i cili finalizoi me sukses duke dërguar topin në rrjetë. Aksioni i ndërtuar nga ekipi vendas u konkretizua në mënyrën më të mirë, duke i dhënë epërsinë e hershme Keciorengucu-t dhe duke entuziazmuar tifozët në stadium.
Takimi është i vlefshëm për javën e 26-të të Ligës së Parë turke, ndërsa, Keciorengucu kryeson me rezultatin 1-0.
Lini një Përgjigje