TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 17:45

“Kam debutuar në barkun e nënës sime”, Lara Colturi nuk fitoi medalje: Nuk jam në Lojërat Olimpike për herë të parë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam debutuar në barkun e nënës sime”, Lara Colturi

Edhe pse rezultatet në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” nuk ishin në nivelin e pritshmërive, Lara Colturi e ka përjetuar eksperiencën me sportivitet. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka theksuar se pjesëmarrja në këtë event madhor përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Në një intervistë për “Olimpics.com”, Colturi u ndal edhe te lidhja me nënën e saj, Daniela Ceccarelli, kampione olimpike në super-sllallom në Lojërat e Salt Lake City 2002. Ajo u shpreh krenare për trashëgiminë sportive që mbart.

Këto janë Lojërat e para Olimpike Dimërore për mua, nëse do të heqim atë që kam bërë në barkun e mamasë sime. Tani kanë ndryshuar gjërat. Më parë unë njihesha si vajza e Ceccarelli-t, e cila fitoi medaljen e artë në 2002, tani ajo është mamaja e një garueseje në Lojërat Olimpike Dimërore”, deklaroi Colturi.

Pavarësisht rezultateve, skiatorja shqiptare e konsideron pjesëmarrjen në “Milano-Cortina 2026” si një moment të rëndësishëm personal dhe profesional, duke nënvizuar krenarinë për familjen dhe përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare.

lara colturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje