
Ekipi i Al-Itihad ka regjistruar një fitore të thellë 4-1 ndaj Al-Sad, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Champions League të Azisë. Kampionët e Arabisë Saudite dominuan përballjen, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në këtë fazë të kompeticionit.
Një nga protagonistët e sfidës ishte Mario Mitaj. Futbollisti shqiptar u aktivizua në një rol më ofensiv, si sulmues krahu, duke zhvilluar një paraqitje pozitive. Ai kontribuoi drejtpërdrejt në golin e tretë të Al-Itihad, kur një krosim i tij nga krahu detyroi mbrojtësin e Al-Sad, Pedro Miguel, të devijonte topin në portën e tij nën presion.
Klubi saudit publikoi në rrjetet sociale pamjet e aksionit, duke vlerësuar krosimin e Mitajt me reagime pozitive. 22-vjeçari ka kontratë me Al-Itihad deri në verën e vitit 2028.
View this post on Instagram
Në planin ndërkombëtar, Mitaj numëron 28 paraqitje me Kombëtaren shqiptare, duke u konsideruar një nga elementët kryesorë në krahun e majtë të mbrojtjes. Pavarësisht moshës së re, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit kuqezi.
Megjithatë, pas ndeshjes së fundit, lojtari është larguar nga Arabia Saudite për t’u kthyer në Shqipëri, pas ndarjes nga jeta të gjyshes së tij. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Al-Itihad, i cili bëri të ditur se i është miratuar leja për t’u larguar.
“Bordi drejtues i klubit shpreh ngushëllimet e sinqerta për lojtarin e ekipit të parë, Mario Mitaj, për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas raportimeve në Arabinë Saudite, mungesa e Mitajt konsiderohet një goditje për skuadrën, e cila ndodhet në prag të përballjes me Al Hilal. Futbollisti kërkoi leje për t’u larguar menjëherë pas ndeshjes me Al Gharafa, kërkesë që u miratua nga drejtuesit dhe stafi teknik.
Takimi i radhës për Al-Itihad do të zhvillohet në transfertë ndaj Al Hilal, më 21 shkurt në orën 20:00, ku Mitaj pritet të mos jetë i gatshëm për shkak të situatës familjare.
Lini një Përgjigje