TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 21:08

Shqipëria e papërmbajtshme, Rei Manaj protagonist absolut në 20 minutat e para (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria e papërmbajtshme, Rei Manaj protagonist absolut në 20

Shqipëria e papërmbajtshme në 20 minutat e para. Kuqezinjtë dyfishojnë shifrat. Rei Manaj sërish protagonist. Aksion individual i Brojës nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjeti goditjen e saktë të Manajt, i cili dërgoi topin në rrjetë.


Kuqezinjtë gjetën golin e parë të takimit në minutën e 9 me Rei Manajn. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani, sulmuesi kuqezi në shtyllën e parë me kokë tundi rrjetën.


Kuqezinjtë janë favoritët absolut në këtë ndeshje, teksa diçka të tillë e thotë edhe e shkuara. Statistikat e ndeshjeve direkte mes Shqipërisë dhe Andorrës flasin pikërisht për Kombëtaren tonë.

Në 7 ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka fituar 5 prej tyre. Ndërkohë që Andorra ka fituar një, në vitin 2002 me rezultatin 2-0. Ndërkohë që kanë marrë edhe një barazim në vitin 2019, sfidë që përfundoi 2-2.

Kompanitë e basteve e mendojnë Shqipërinë si favorite absolute ndaj Andorrës. Fitorja e kuqezinjve në “Arenën Kombëtare” kutohet 1.2. Në anën tjetër barazimi me 6 dhe fitorja e Andorrës do të ishte mrekulli. Kjo pasi koeficienti për miqtë është 21.

Të njëjtat kuota, por në krahun e kundërt, ishin për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Anglisë.

Kjo sfidë gjykohet nga arbitri austriak Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Ridel, Santino Shreiner dhe Valter Altman, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Shutengruber dhe Sara Telek.

Andorra është në të njëjtin vend në renditje si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

Lini një Përgjigje