
Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e fundit të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Pas fitores fantastike ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4–1, kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e radhës ndaj Uellsi, që do t’i ngjiste në Ligën A për edicionin e radhës.
Ekipi nën drejtimin e trajnerit Andrea Tedesko, mbylli ditën e sotme përgatitjet dhe të gjithë lojtarët janë gati për ndeshjen e nesërme në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshja Shqipëri U-17 – Uellsi U-17 do të luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 15:00.
Lini një Përgjigje