TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2024, 20:27

Shpëtimi mund të vijë nga Luis Hamilton, skuadra e MOTO GP rrezikon falimentimin për shkak të borxhit të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtimi mund të vijë nga Luis Hamilton, skuadra e MOTO GP

KTM rrezikon të falimentojë, teksa vetëm disa ditë më parë ka njoftuar një borxh prej 3 miliardë eurosh. Për të vijuar të jetë pjesë e MOTO GP-së kërkohet patjetër një financier ose një partner i ri.

Marka austriake është në garë me kohën, por së fundmi një shpresë është shfaqur në horizont. Në skenë ka dalë Luis Hamilton, shtatë herë kampion i botës në Formula 1. Britaniku ka shprehur interesimin e tij për KTM-në, lajm që është konfirmuar nga kreu i skuadrës, Pit Beirer.

Gjithçka që mund të them është se ka pasur kontakte me përfaqësuesit e Hamilton. Ka pasur biseda interesante. Nuk është sekret që ai është i interesuar për MOTO GP dhe po mendon të ketë ekipin e tij”, është shprehur Beirer. Megjithatë Hamilton duhet të përballet me një situatë shumë delikate, pasi KTM rezulton me një borxh prej 3 miliardë eurosh.

moto gp luis hamilton

Lini një Përgjigje