TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2024, 18:37

“Ata të dy janë gati për klubet kryesore të Europës”, Igli Tare: Juventusit nuk i duhen sulmues

Shkruar nga Pamfleti

“Ata të dy janë gati për klubet kryesore të

Igli Tare ka folur për merkaton e janarit që mund të bëjnë klubet e mëdha të Serisë A në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

Ish-drejtori sportiv i Lacios e ka nisur nga Juventusi, me idenë Skriniar që duket se do të mbetet e tillë:

Duke mos luajtur shpesh, mendoj se është në kërkim të një skuadre ku të ketë më shumë hapësira. Nuk besoj se Skriniar ka nevojë për prezantime: të gjithë e dinë kush është”.

Xhiuntoli ka përjashtuar goditje në sulm:

Mendoj se po: do të kthehet Milik, Vlahoviç është një siguri dhe tani Gonzalez ka rikuperuar, ndonjë gol do ta bëjë”.

Dy fjalë për Fiorentinën, kundërshtarja e ardhshme e bardhezinjve:

“Është e ndërtuar mirë, ka metabolizuar kalimin nga mbrojtja me 3 lojtarë tek ajo me 4. Është ekipi surprizë, bashkë me Lacion”.

Nuk mund të mos kishte një koment edhe për ish-klubin e tij:

Trajneri është pjesë e grupit, krijon empati dhe u jep qetësi lojtarëve. Po ecën mirë”.

Pikërisht te bardhekaltrit janë dy lojtarë që, sipas Tares, mund të jenë gati për klubet e mëdha të Europës:

Mario Gila. Është i shpejtë, i zgjuar dhe nuk gabon asnjë ndeshje. Mund të bëhet një nga 3-4 mbrojtësit më të mirë në botë dhe nuk do të befasohesha nëse Reali do ta kërkonte mbrapsht. Më pëlqen edhe Tavares”.

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios juventus

Lini një Përgjigje