TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2024, 16:13

“Ka muzikalitet në lojë”, media italiane i kushton artikull mesfushorit kuqezi: Vetëm një tifoz lokali do të zgjidhte Fabregas para Medon Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Ka muzikalitet në lojë”, media italiane i kushton

Medon Berisha është kthyer në një nga lojtarët më të përfolur në Itali. Paraqitjet e tij të fundit me ekipin e Leçes kanë bërë që përtej Adriatikut, t’i kushtojnë edhe artikuj të gjatë.

Është pikërisht “Tuttomercatoweb” që ka shkruar për talentin shqiptar. 21-vjeçari cilësohet nga media e njohur italiane si një talent i rëndësishëm për ekipin italian, duke mos kursyer elozhet.

Gjeometri dhe personalitet, Leçe shijon talentin e Medon Berishës. Karakteristika që kërkon Marko Xhanpaolo në rolin e ‘drejtorit’ të mesfushës? Muzikaliteti.

Berisha i cili luajti në verë në “EURO 2024” më Kombëtaren shqiptare A, u kthye në titullar te Leçe dhe rruga duket e qartë. Më 2 shtator 2022, Korvino tha: Cilësia nuk ka moshë, vetëm një tifoz i lokalit shikon emrat dhe do të preferonte Fabregas para Berishës.

2025 është tashmë pranë dhe mund të jetë viti i shenjtërimit të një perle tjetër në Salento”, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Kujtojmë se Berisha ka nisur të jetë titullar së fundmi te Leçe. Në këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje me një total prej 271 minutash, duke dhuruar edhe 1 asistim.

medon berisha mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje