
Sot është hedhur shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku skuadrat shqiptare si Vllaznia, Partizani dhe Tirana njohën kundërshtarët e tyre.
Partizani, Vllaznia dhe Tirana ishin të rreshtuara në vazon e skuadrave favorite në short, me mundësi reale për të peshkuar një kundërshtarë të lehtë dhe për të avancuar në turin tjetër, me fitime me të rëndësishme financiare.
Kështu Tirana do të përballet me klubin nga Gjerogjia, Torpedo Kutaisi, Partizani do të sfidojë modestët maltezë, Marsaxlokk, ndërsa Vllaznia do të përballet me klubin islandez, Valur.
Një short i lehtë për të treja skuadrat shqiptare, që do të kërkojnë kualifkimin për në raundin tjetër kualifikues.
Torpedo Kutaisi (Gjeorgji)– Tirana
Marsaxlokk (Maltë) – Partizani
Valur (Islandë) – Vllaznia
Ndeshjet e këtij raundi të Ligës së Kongferencës do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor.
Kujtojmë se ditën e sotme në orën 14:00, Egnatia u njoh me kundërshtarin e saj në Champions League dhe është pikërisht klubi i Borac Banja Luka. Takimi i parë luhet në Bosnjë dhe ai i kthimit në Shqipëri.
Lini një Përgjigje