TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2024, 13:55

Ndeshja me Italinë, Prodani: Goli i Bajramit perfekt në kohë rekord, nëse do ta bënte Messi do mbetej model

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Italinë, Prodani: Goli i Bajramit perfekt në kohë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka komentuar kombëtaren shqiptare në ndeshjen me Italinë, përballje në të cilën humbi me rezultatin 1-2. 

Ai e ka konsideruar si rekord të mrekullueshëm golin e Nedim Bajramit pas 23 sekondash me Italinë.

Bajrami u fut në historinë e Kampionateve Evropiane, pasi realizoi golin më të shpejtë në 17 turnetë e Evropianit. Prodani u shpreh se ekzekutimi ishte perfekt dhe nëse do e kishte bërë Messi do mbetej si model.

“Rekord i mrekullueshëm, do mbetet shpresoj të mos ketë ndonjë thyerje të rekordit të paktën në këtë kampionat ose vitet që vijnë. Shumë thonë që ishte një gabim i italianëve. E vërtetë por edhe goli i italianëve ishte një gabim i mbrojtjes sonë, gjithmonë dikush gabon. Ekzekutimi ishte perfekt, po ta bënte Messi do mbetej model. Pamë dje Mbappe nuk shënoi”, tha Prodani “për Report Tv”.

Lini një Përgjigje