
Kilian Mbape trembi Francën, me “gjelin” më të famshëm që doli nga fusha i gjakosur pasi theu hundën. Ndryshe nga se mendohej, Mbape jo vetëm që nuk do të mungojë, por pritet të vihet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Deschamps pasi ylli francez nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por do të zbresë në fushë me një maskë. Për të bërë publik këtë lajm ka menduar Federata France e Futbollit:
“Kylian ka pësuar një frakturë në hundë. Është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Do të marrë trajtimet e duhura, por nuk do të operohet menjëherë, do t’i vendoset një maskë për t’i dhënë mundësinë që të zbresë në fushë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Franceze.
Futbollisti nuk do të jetë në ndeshjen e së premtes kundër Holandës, por do të kthehet për të luajtur ditën e martë kundër Polonisë.
Lini një Përgjigje