
Buzëqesh fati për Egnatian. Sot është hedhur shorit i Champions League dhe skuadra kampione shqiptare ka njohur kundërshtarin.
Skuadra nga Rrogozhina do të gjejë përballë Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Ballkani i Ilir Dajës do të duhet të eliminojë modestët e Santa Colomës nga Andorra për të vijuar në turin e dytë eliminator, teksa sfida e parë do të luhet në Prishtinë.
Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e veriut.
Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The Neë Saints
Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.
Lini një Përgjigje