
Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në prag të sfidës së parë të play-off-it ndaj Polonisë, një përballje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, pjesa më e madhe e grupit është tashmë e plotë dhe në dispozicion për përgatitjet.
Megjithatë, në këtë fazë fillestare mungojnë tre lojtarë: Ylber Ramadani, Redon Gripshi dhe Myrto Uzuni, të cilët pritet t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim.
Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive, teksa stafi teknik synon të përgatisë skuadrën në mënyrën më të mirë për një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar.
Shqipëria do të përballet me Poloninë në Varshavë, të enjten më 26 mars, në orën 20:45, në një duel që është vendimtar për objektivat e Kombëtares.
Lini një Përgjigje