TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2026, 23:03

Derbi i çmendur në Bernabeu, Reali mposht Atleticon dhe i afrohet Barcelonës kryesuese  

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i çmendur në Bernabeu, Reali mposht Atleticon dhe i afrohet

Real Madrid fitoi një derbi të çmendur me rezultat 3-2 kundër Atlético Madrid-it mbrëmjen e sotme, në një ndeshje plot kthesa dramatike në Santiago Bernabéu.

Los Blancos u rikthyen nga humbja në pjesën e parë dhe morën tre pikë vendimtare falë Vinícius Júnior dhe Federico Valverde-s, por ndeshja u mbyll me karton të kuq për Valverde-n në minutat e fundit.

Ndeshja nisi me dominim të Atlético-s dhe ata kaluan në epërsi në minutën e 33-të kur Ademola Lookman shënoi pas asistit të Giuliano Simeone-s duke vendosur shifrat 0-1. Real Madrid u zgjua në pjesën e dytë dhe barazoi shpejt nga pika e bardhë në minutën e 52-të me Vinícius Júnior.

Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 55-të, Federico Valverde dha epërsinë 2-1 me një goditje të saktë nga jashtë zone.

Atlético nuk u dorëzua dhe barazoi sërish në minutën e 66-të falë Nahuel Molina-s, që shënoi pas asistit të Julián Álvarez për 2-2. Por hero i mbrëmjes u bë sërish Vinícius Júnior, i cili në minutën e 72-të mori topin nga Trent Alexander-Arnold dhe me një goditje spektakolare nga jashtë rrjetës vendosi 3-2 për Real-in.

Ndeshja u tensionua edhe më shumë kur në minutën e 77-të Federico Valverde mori karton të kuq direkt për një faull të rëndë duke lënë Real Madrid-in me 10 lojtarë deri në fund. Megjithatë, mbrojtja e Los Blancos mbajti fort dhe siguroi tre pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore Reali ndodhet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa Atletico në vendin e katërt me 57 pikë.

 

atletico real

Lini një Përgjigje