TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2026, 22:51

Juventusi ndalet në shtëpi, portieri i Kosovës protagonist; i pret penalltinë Vlahoviç dhe u heq bardhezinjve 3 pikët

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi ndalet në shtëpi, portieri i Kosovës protagonist; i

Juventusi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sasuolos në ndeshjen e javës së 30-të në Serinë A, zhvilluar në “Allianz Stadium”.

Takimi nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14-të. Pas një topi të gjatë nga portieri Matia Perin dhe asistit të Françisko Konseisaos, Kenan Jilldiz finalizoi saktë me të djathtën nga kufijtë e zonës, duke dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Juventusit, por Sasuolo reagoi menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 52-të, pas një aksioni të organizuar mirë dhe asistit të Domeniko Berardit, Andrea Pinamonti barazoi shifrat.

Në vazhdim, bardhezinjtë krijuan disa mundësi për të rikthyer avantazhin. Në minutën e 73-të, Zheremi Boga pati një rast të artë, por portieri Aro Muriç u tregua vendimtar me një pritje të shkëlqyer.

Trajneri Luçiano Spaleti ndërhyri me zëvendësime në minutën e 79-të, duke aktivizuar Arkadiush Milik dhe Dushan Vlahoviç. Të dy lojtarët u rikthyen në fushë pas mungesave të gjata, përkatësisht që nga maji dhe tetori i vitit të kaluar.

Rasti më i mirë për Juventusin erdhi në minutën e 86-të, kur fitoi një penallti pas një prekjeje të topit me dorë nga Xhei Idzes. Megjithatë, goditja e Manuel Lokatelit u ndal pa vështirësi nga Muriç.

Në minutat e fundit, portieri i Sasuolos konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke ndalur dy tentativa radhazi nga Milik dhe Vlahoviç, duke i mohuar fitoren Juventusit.

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Juventusi mbetet në vendin e pestë në renditje, ndërsa Sasuolo renditet i dhjeti. Protagonisti i sfidës ishte pa diskutim portieri Aro Muriç, vendimtar për rezultatin final.

 

juventus sasuolo seria a

Lini një Përgjigje