TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2025, 18:32

Sarri e nxjerr nga lista e skuadrës për ndeshjet e Serisë A, Hysaj “tradhtohet” edhe nga trajneri i Lacios

Shkruar nga Pamfleti

Sarri e nxjerr nga lista e skuadrës për ndeshjet e Serisë A,

Klubi i Lacios ka marrë një vendim që nuk pritej për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, rekordmen tashmë me fanelën kuqezi, nuk do të jetë pjesë e Lacios për ndeshjet e Serisë A të paktën deri në janar.

Në fakt, mbrojtësi po vuante një dëmtim që pësoi me Kombëtaren në ndeshjen ndaj Anglisë, kur la fushën në minutat e para të sfidës. Ai dukej se ishte drejt rikuperimit, por kështu nuk e mendojnë te Lacio. Klubi ka dalë sot me një komunikatë, ku bënte të ditur se Hysaj ishte hequr nga lista e futbollistëve për Serinë A, duke vendosur aty Fisajo Dele-Bashiru.

Një ndryshim i tillë lejohet nga Seria A për raste dëmtimesh dhe Lacio ka përfituar nga situata e mbrojtësit për ta larguar atë nga lista dhe për t’i bërë vend nigerianit. Një vendim që ngjan shumë me atë të vitit të kaluar kur Marko Baroni la Hysajn jashtë në pjesën e parë të sezonit te Lacio, për ta kthyer në të dytën. Por tashmë bën shumë përshtypje, pasi në stolin e skuadrës është trajneri që e njeh më mirë, Mauricio Sarri.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares mauricio sarri

Lini një Përgjigje