TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2025, 16:14

Barcelona gjobitet me 1 mln euro; përfshiu punonjës pa dokumente në rindërtimin e stadiumit "Camp Nou"

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona gjobitet me 1 mln euro; përfshiu punonjës pa dokumente

Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion.

Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turk.  Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë.

Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln €.

"camp nou" barcelona

Lini një Përgjigje