
Kombëtarja e vajzave do të niset sot drejt Stambollit ku ka parashikuar të zhvillojë 2 miqësore me Turqinë nesër dhe të hënën.
Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur si zgjidhje një fluturim nga Podgorica dhe jo nga aeroporti Nënë Tereza pas anulimit të udhëtimit dje në mbrëmje nga kompania Air Albania.
Një situatë që vendos në vështirësi skuadrën në planin përgatitor para këtyre testeve që shërbejnë për të ndërtuar ekipin që do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Miqësorja e parë do të zhvillohet në orën 13:00 të së premtes.
Lini një Përgjigje