
Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, ku nuk munguan golat. Në “Emirates”, Arsenal I shkaktoi humbjen e parë sezonale Bajernit të Mynihut. Londinezët triumfuan me rezultatin e pastër 3-1. “Topççinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 22 me Jurrien Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukajo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lenart Karl në minutën e 32, pas asistit fantastik të Serzh Gnabri.
Në minutën e 69, Ndoni Madueke dyfishoi shifrat për të tijtë, ndërsa në minutën e 76, Martineli I siguroi golin e qetësisë ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta.
Në “Metropolitano”, Atletiko mposhti në frymën e fundit Interin, teksa sfida përfundoi me shifrat 2-1. Madrielenët kaluan të parët në avantazh me Julian Alvarez në minutën e 9. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë.
Në minutën e 54, Pioter Zielinski barazoi shifrat për zikaltërit pas një aksioni të bukur dhe kombinimit fantastik me Boni.
Gimenez shënoi për spanjollët në minutën e 90+3 me kokë, pas krosimit të Griezman nga goditja e këndit. Interi pëson humbjen e parë në Champions League këtë sezon.
Në Pire, Reali vuajti përballë Olimpiakosit, teksa madrilenët triumfuan me rezultatin 3-4. Çikuinjo befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8.
Në minutën e 22-të, Kilian Mbape barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Zhunior. Dy minuta më pas, Arda Guler asistoi, Mbape shënoi me kokë golin e dytë. Në minutën e 29, Mbape kompletoi “hat-trickun” pas asistit të Kamavingës. Pjesa e parë u mbyll 1-3 për Realin.
Në minutën e 52, Mehdi Taremi shënoi golin e dytë për Olimpiakosin, por sot ishte nata e Kilian Mbape dhe francezi shënoi golin e katërt pak minuta më pas.
Në minutën e 81, El Kabi shkurtoi diferencën për grekët, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Pas Premier Ligës, Liverpuli vazhdon “rënien e lirë“ edhe në Champions League. Kamipionët e Anglsië janë mpsohtur në shtëpi me rezultatin 1-4 nga PSV Eindoven.
Holandezët gjetën golin që në minutën e 5. Ivan Perisiç u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Virxhil van Dajk. Dominik Shoboslaii barazoi shifrat në minutën e 15.
PSV zuri sërish ne befasi mbrojtjen e Liverpulit dhe kaloi në avantazh me Gus Til në minutën e 56.
Driuesh në minutat 73 dhe 90+1 kompletoi „pokerin“ për ekipin e PSV. Një tjetër rezultat zhgënjyes për të kuzqtë, teksa tekniku Arne Slot rrezikon shkarkimin.
PSG triumfoi me “manita“ 5-3 kundër Totenhemit. Për londinezët shënoi Riçarlison në minutën e 35. Braziliani shënoi me kokë, pas asistit që mori po me kokë nga Kolo Muani. Për francezët barazoi Vitinja në fund të pjesës së parë.
Kolo Muani shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës për Totenhemin në minutën e 50, Vitinja barazoi shifrat 2-2 me një tjetër gol të bukur në minutën e 52. 7 minuta më vonë, Fabian Ruiz shënoi dhe kalon në avantazh 3-2 PSG-në.
Paço shënoi golin e katërt për kampionët e Europës në minutën e 65. Kolo Muani ngushtoi shifrat për Totenhemin në minutën e 73, ndërsa Vitinja kompletoi “manitën“ në minutën e 76 nga pika e bardhë e penalltisë.
Sportingu bëri detyrën në shtëpi duke fituar 3-0 ndaj Klub Bryzhit, ndërsa Atalanta triumfoi 0-3 në transfertë ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit.
Lini një Përgjigje