
Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League. Kopenhageni ka marrë fitoren e parë për këtë sezon pasi ka fituar në shtëpi 3-2 ndaj Kairat Almati. Për danezët shënoi Dadason në minutën e 26. Sulmuesi islandez shënoi me gjoks me portën e boshatisur, pas një asisti të marrë nga Robert.
Xhordan Larson dyfishoi shifrat nga penalltia në minutën e 59, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Robert vulosi fitoren e danezëve me golin e tretë në minutën e 72, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej kundërshtarëve, topi përfundoi në rrjetë.
Atëherë kur u mendua që ndeshja kishte përfunduar erdhi reagimi nga Kairat Almati, që shënoi dy gola. Fillimisht, në minutën e 81, shënoi ylli i tyre i ri, Dastan Satpaev, duke përfituar ngë një gafë e portierit vendas. Olzhas Bajbek shënoi golin e dytë në minutën e 90. Rezultati final, 3-2 për Kopenhagenin.
Në Limasol, debutesja e këtij sezoni, Pafos, barazoi 2-2 me Monakon. Klubi nga Principata gjeti avantazhin që në minutën e 5, pas një aksioni të shpejtë, i cili u finalizua me sukses nga Minamino, pas asistit Akliushe.
Barazimi i qipriotëve erdhi në minutën e 17 me brazilianin David Luiz. Veterani shënoi me kokë, pas krosimit të Orsiç nga këndi. Megjithatë, francezët gjetën sërish avantazhin me Folarin Balogun. Amerikani shënoi pas një topi të dhuruar nga portieri vendas Mikail. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për francezët.
Barazimi për qipriotët erdhi në minutën e 88, ku Mohamed Salisu shënoi autogol pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Rezultati final, 2-2.
Lini një Përgjigje