TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 18:40

Sulmuesi shqiptar gjen golin kundër Arsenalit në Championsin e të rinjve, 17-vjeçari po shkëlqen në akademinë e Bajernit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar gjen golin kundër Arsenalit në Championsin e të

Sulmuesi 17-vjeçar Yll Gashi është një emër që ka qarkulluar shumë shpesh si në Federatën e Futbollit të Kosovës, ashtu edhe në të Shqipërisë kohët e fundit. Djaloshi ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, ndërsa po spikat me fanelën e Bajern Mynih ku luan me ekipin e të rinjve.

Gashi raportohet se ka vendosur të mos veshë më fanelën e Gjermanisë, teksa po planifikon t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen. Por zërat për ndryshimin e ekipit përfaqësues, nuk kanë ndryshuar atë që di të bëjë Gashi më mirë në fushë, të shënojë.


Sot, sulmuesi i talentuar ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në UEFA Youth League, në takimin që Bajerni i Mynihut luante në fushën e Arsenalit. Gashi ishte ai cili hapi serinë e golave në këtë ndeshje, teksa i vodhi një top mbrojtjes dhe më pas mposhti portierin e vendasve.

Ky ishte goli i parë i sfidës, ndërsa takimi u fitua në fund nga Arsenali me rezultatin 4-2.

 

yll gashi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje