
Sot, 6 vite më parë, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë duke lënë pas 51 viktima. Klubi i Superiores, Teuta e ka rikujtuar këtë moment të vështirë përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Teutës:
26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë.
Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam. ????️
26 Nëntori do të mbetet gjithmonë një kujtesë e brishtësisë së jetës, por edhe e forcës së shpirtit durrsak.
Në këtë datë, KF Teuta nderon viktimat e tërmetit dhe shpreh mirënjohje për ata që ndihmuan, sakrifikuan dhe dhanë shpresë. ????
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje