TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 22:21

Futbollisti i kombëtares niset drejt Gjermanisë për ndërhyrjen kirurgjikale, mbrojtësi kuqezi nuk pret më

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i kombëtares niset drejt Gjermanisë për

Naser Aliji luajti titullar në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë si dhe në kampionat me Dinamon, ku u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen ndaj Elbasanit. Por, Aliji ka luajtur i dëmtuar për shkak të shqetësimeve që i ka dhënë pubalgjia.

Kështu, mbrojtësi do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë, ku dhe do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për shqetësimin që ka pasur. Mbrojtësi do t’i mungojë Dinamos për disa javë dhe me shumë gjasa do të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar pasi rikuperimi do të duhet të marrë kohën e vet.

Gjatë javës, Aliji do t’i nënshtrohet operacionit dhe operacione të tilla, zakonisht shkojnë deri në 2 muaj rikuperim, për t’u kthyer që të jenë të gatshëm për të luajtur. Aliji ka qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dinamos këtë sezon, por edhe sezonin e shkuar, duke luajtur si qendërmbrojtës së bashku me Bruno Ditën.

Te Dinamo, tashmë shpresojnë që të rikthehet sa më shpejt Dita, për të pasur të plotë prapavijën, ku pritet të rreshtohet së bashku me Teikseirën, që duket se ka fituar vendin e titullarit dhe në ndeshjet e fundit ka bindur.

 

naser aliji mbrojtësi i kombëtares dinamo

Lini një Përgjigje