TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 21:31

Kosova “fërkon duart”, trajneri i rivalëve mund të shkarkohet para ndeshjeve të ‘play off’-it

Shkruar nga Pamfleti

Kosova “fërkon duart”, trajneri i rivalëve mund të

Sllovakia do të përballet me Kosovën në “play off”-in e Botërorit, në mars. Trajneri i sllovakëve, Françesko Kalcona është vendosur në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi është kritikuar për paraqitjet e skuadrës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, e ardhmja e italianit në pankinë do të diskutohet në muajin shkurt, periudhë në të cilën do të mbahen zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Sllovakisë.

Nuk përjashtohet mundësia që Kalcona të largohet nga drejtimi i përfaqësueses para ndeshjes ndaj Kosovës. Kujtojmë që sfida Sllovaki-Kosovë është e para direkte mes këtyre vendeve.

françesko kalcona trajneri i sllovakisë "play off" i botërorit

Lini një Përgjigje