
Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për Champions League. Në Amesterdam, Ajaksi është mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 nga Benfika. Për portugezët shënoi Samuel Dahl që në minutën e 6 me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit. Leandro Barreiro vulosi fitoren 0-2 me golin e tij në minutën e 90.
Kjo është fitorja e parë këtë sezon për portugezët e drejtuar nga Zhoze Murinjo, ndërkohë Ajaks zhytet në fund me 0 pikë në pesë ndeshje.
Surpriza e madhe erdhi nga Stabolli, aty ku Gallatasaraji është mposhtur 0-1 nga kampionët e Belgjikës, Union Sent Xhilois. Golin e vetëm e shënoi Promis David në pjesën e dytë. Gallatasaraji momentalisht renditet në vendin e 9- me nëntë pikë, ndërsa Union Sent Xhilois në vendin e 18 me 6 pikë.
Lini një Përgjigje