
Kombëtarja shqiptare është në përgatitje të fazës “play-off” të Kupës së Botës. Më 26 mars 2026 kuqezinjtë përballen me Poloninë në gjysmëfinale, por duket se Silvinjo ka rezervuar surpriza për grumbullimin e ardhshëm.
Familja e tij është me origjinë nga Dropulli i Gjirokastrës, ndërsa Stavros Pilios ka lindur në Rohdos. Mbulon të njëjtin rol sikurse Mario Mitaj, mbrojtës i majtë, luan me ekipin që lunante Mitaj, AEK i Athinës. Kartoni i lojtarit në fjalë arrin deri në 1.2 milionë euro, ndërsa ka rol të rëndësishëm në ekipin grek.
"Sport FM" në vendin fqinj e bën fakt kontaktin e Silvinjos me futbollistin, i cili si shok ekipi ka edhe gardianin kuqezi, Tomas Strakosha. Nuk është çudi që të ketë qenë Strakosha ai që ka sugjeruar mbrojtësin e majtë në ekip.
Kush është Stavros Pilios?
I lindur në ishullin Rhodos më 10 dhjetor 2000, Stavros Pilios është i biri i dy prindërve me origjinë nga Dropulli që kanë emigruar herët në vendin fqinj. Fillimisht ai spikati si mbrojtës i majtë te Pas Janina, për të kaluar më pas për një sezon te Iraklis. Verën e 2023 AEK-u i Athinës i besoi të riut dhe e afroi në ekip. Gjatë kësaj kohe, Stavros Pilios ka luajtur me verdhezinjtë në 48 paraqitje, duke shënuar një gol dhe dhuruar gjashtë asistime. Vlera e tij në 'Transfermarkt' është 1.2 milion euro.
Njësoj si Mario Mitaj, i cili doli po nga AEK-u, edhe Stavros Pilios po ndjek të njëjtën rrugë teksa këtë sezon ka bërë 15 paraqitje.

Lini një Përgjigje