TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 17:33

Nejmar dëmtohet dhe dështon të përmbushë ultimatumin e Ançelotit, Santos drejt rrëzimit nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar dëmtohet dhe dështon të përmbushë ultimatumin e

Vijojnë lajmet e këqija për Nejmarin. Sulmuesi i Santos ka pësuar një lëndim të ri, këtë herë në meniskun e gjurit të majtë, duke e detyruar të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025. Lëndimi vjen në një moment shumë delikat për Santosin, i cili ndodhet në zonën e rënies, me vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.

Lumturia e Nejmarit zgjati pak, pasi kishte luajtur vetëm 4 ndeshje radhazi para se të pësonte lëndimin tjetër. Ky është lëndimi i katërt për këtë vit, që nga rikthimi i tij te klubi ku u rrit. Tifozët ende nuk kanë parë rregullshmërinë dhe ndikimin e pritur nga kthimi i yllit brazilian. Ai mungoi gjithashtu në ndeshjen kundër Internacional për shqetësime të trashëguara nga takimi me Mirasol, ku shënoi golin e barazimit.

Babai i Nejmarit kritikoi mënyrën si u përhap lajmi: “As ne nuk e dimë saktësisht lëndimin. Nejmar bëri një ekzaminim imazherik dhe ende nuk kemi rezultatet. Si të përgjigjem për diçka që nuk e di? Media është më e informuar se unë”. Ky lëndim pengon shanset e Nejmarit për të qenë në listën finale të Botërorit 2026, me Ançelotin që theksoi: “Ai ka 6 muaj për të treguar formën e duhur, sepse vetëm talenti nuk mjafton”.

nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje