TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 16:37

Kosova kërkon suksesin ndaj Sllovakisë, stadiumi ku do të luhet sfida e “play off”-it me kapacitet sa ‘Air Albania’

Shkruar nga Pamfleti

Kosova kërkon suksesin ndaj Sllovakisë, stadiumi ku do të luhet

Kosova sfidon Sllovakinë, në ndeshjen e “play off”-it të Botërorit, në mars. Sipas një vendimi të fundit, sfida do të luhet në kryeqytet, në Bratislavë, në stadiumin Tehelne Pole, një impiant me kapacitet prej 22 mijë vendesh, sa ai i “Air Albania”.

E përdorëm kohën që kishim në dispozicion me përgjegjësi pas shortit të ndeshjeve “play-off”. U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava dhe Kosice. I shqyrtuam të gjitha rrethanat, kushtet, mundësitë dhe kompleksitetet e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë.

Logjistika për mbërritjen dhe qendrimin e të dyja ekipeve, kapaciteti i stadiumit, mundësia e ndërhyrjes operative në rast të ndonjë ngjarjeje të paparashikuar patën një ndikim të rëndësishëm. Në fund, vendosëm ta luanim ndeshjen me Kosovën në Bratislavë dhe ia përcollëm këtë informacion edhe UEFA-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i SFZ-së, Peter Palencik.

"play off" i botërorit kosov sllovakia

Lini një Përgjigje