
Ndeshja e kombëtares shqiptare në “play-off” kundër Polonisë, e programuar të luhet më 26 mars 2026, është padiskutim ndeshja më e shumëpritur nga tifozët kuqezi.
Gazetari Dëfrim Methasani zbuloi në “Mega Sport” se janë rreth 250 mijë tifozë që duan të marrin një biletë për në Poloni. Madje, kanë nisur edhe prenotimin e biletave të fluturimit.
“Me informacionet që unë kam, janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. “Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua, sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund. Ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo”.
Sa i përket përballjeve direkte, Shqipëria numëron vetëm dy fitore, tre janë barazime dhe 10 humbje.
Gjithsesi, ndeshja e fundit ishte ajo e dy viteve më parë në “Arenën Kombëtare”, ku Shqipëria triumfoi 2-0 falë golave të Asanit dhe Dakut, triumf që na afroi me kualifikimin historik në “EURO 2024”.
Kombëtarja shqiptare e Futbollit nuk ka një bilanc pozitiv me Poloninë, kundërshtarin e parë që na pret në “play-off” të Botërorit 2026. Por rezultati i fundit ndaj tyre, është ai që i dha një shtysë Shqipërisë drejt “EURO 2024”, pasi fitorja 2-0 në Tiranë e blindoi në vendin e parë në grupin kualifikues.
Në total janë 15 ndeshje të luajtura kundër Polonisë, me vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 10 ndeshje të humbura përballë kësaj skuadre.
Lini një Përgjigje