TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2025, 20:08

Arbër Hoxha tregon historinë si lojtari i Barçës e ftoi në festimin e golit: Hajde të festojmë me shqiponjë!

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha tregon historinë si lojtari i Barçës e ftoi

Arbër Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”.

Futbollisti shqiptar shënoi dy gola ndaj Varazdin dhe në golin e dytë festoi me shqiponjë së bashku me Dominguez, mbrojtësin e Dinamos së Zagrebit i cili erdhi nga Barcelona.

Dominguez është shoku im i ngushtë. Vjen nga Barcelona, vjet ka luajtur 6 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës, ka dalë nga La Masia dhe do ia dëgjoni zërin.

Sa i përket shqiponjës, më ka thënë çdo ditë që kur të bësh golin tjetër do bëjmë shqiponjën bashkë se jam shumë i lidhur me të.

Te goli i dytë pastaj më thirri vetë që do e bëjmë shqiponjën apo jo dhe ashtu ndodhi. Më thotë që shteti im i dytë është Shqipëria pas Spanjës.

Këtu ndikon edhe lidhja ime e ngushtë me të sepse e kishte shumë të vështirë nga Barcelona për herë të parë ikte dhe erdhi këtu, unë u gjenda me gjithçka munda, e ndihmova dhe nuk e harron”, tha Hoxha

 

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje