TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2025, 13:20

Kualifikimi për Amerikë, Albin Kurti "hap thesin" për përfaqësuesen e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Kualifikimi për Amerikë, Albin Kurti "hap thesin" për
Albin Kurti "hap thesin" për përfaqësuesen e Kosovës

Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për suksesin e deritashëm të Kosovës në futboll. 500 mijë tjera nëse mundet Sllovakia dhe 1 milionë tjera në rast kualifikimi në Botëror.

“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesin ton në futboll për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje, për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e ‘play off’, me vendim të Qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim.

Në fazën e radhës hyjnë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe në rast së kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim”, tha Albin Kurti. 

Kosova do të udhëtojë drejt Sllovakisë për t’u përballur me vendasit në gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026.

Sllovakia është një nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndeshja mund të shërbejë edhe në aspektin politik.

Agim Ademi, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) beson se futbollit është “apolitik”, por ai gjithashtu i hap derën politikës nëse ajo do ta shfrytëzojë atë ndeshje në të mirë të Kosovës.

“Futbolli është apolitik, por gjithsesi nëse do ta shfrytëzojë politika, ta shfrytëzojë”, thotë Ademi për “News24”.

“Ne do luajmë futboll e kemi rezultate. Duam që Kosovën ta çojmë sa më lart dhe të ngremë flamurin e Kosovës”, thekson ai.

Përsa i përketë arritjes në play-off, Ademi thotë se “vërtet ëndrra ka ekzistuar gjithmonë por duhen pjekur disa kushte. Ja erdhi momenti, ekipi në ditët e veta më të mira dhe realizuam atë që është ëndrra e çdo ekipi kombëtar, për të arritur majat”.

Ky kualifikimin “do të thotë shumë për Kosovën se kemi vetëm 9 vite pranim në UEFA e FIFA”, shton ai.

“Futbolli ka filluar shumë më herët, por në këto 9 vite, të arrish këtu, konsiderohet si një sukses që nuk duhet mohuar. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme deri në fund të kësaj gare dhe kësaj ëndrre”, vijoi ai.

Ademi u pyet gjithashtu për besimin nëse ky ekip i Kosovës mund të arrijë në turneun e verës në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Të them të drejtën duke pasur parasysh formën e tashme dhe rezultatet që ka bërë dhe lojën e zhvilluar dhe taktikën që është përdorur me kombëtaren në ndeshjet e fundit, besoj shumë që të vështirë e ka dikush të na mundë e mposhtë”, tha 64-vjeçari.

“Besoj te grupi e këta djem dhe shpresa ime është që të jenë shëndosh e mitë të gjithë ekipi, të mos kemi të dëmtuar, si në raste të tjera që në ndeshje kryesore na ka munguar 4-5 futbollistë”.

“Ne nuk jemi kombëtare që mund ta përballojmë me 4-5 mungesa por besoj te grupi dhe shpresoj se do të shkojmë në Botëror”, tha Ademi, ndër të tjera.

Kosova përballet me Sllovakinë më 26 mars 2026 me fituesin që shkon në finalen e play-off-it pesë ditë më vonë.

Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë, finalen do e presë në Prishtinë, ku do të vijë një nga Turqia ose Rumania.

kualifikimi për amerikë

Lini një Përgjigje