TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2023, 15:43

“Sapo u zgjova pash videon”, rrëfimi prekës i Kristian Eriksen: Doja të isha baba me kohë të plotë

Shkruar nga Pamfleti

“Sapo u zgjova pash videon”, rrëfimi prekës i Kristian

Kristian Eriksen ishte pjesë e skuadrës së Danimarkës në “EURO 2020” (të zhvilluar në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19), por fatkeqësisht u detyrua të largohej për shkak të problemeve shëndetësore. Mesfushori pësoi një atak kardiak në fushë, por për fat të mirë arriti ta kalonte duke u rikthyer edhe një herë si futbollist.

Në një intervistë të dhënë për “The Telegraph”, Eriksen ka rrëfyer momentet e kësaj ngjarjeje, duke treguar se ka parë videon e tij vetëm një ditë pasi është përmendur.

Një ditë pasi ndodhi ngjarja, unë e pashë videon. Doja të dija se çfarë ka ndodhur dhe për të përjetuar emocionet që mund të kisha dhe të isha i përgatitur për më vonë. Kurrë nuk është e lehtë. E sheh dhe më pas mendon… çfarë ishte? E kam parë dhe kjo është e gjitha.

Unë personalisht kam mësuar se duhet që të shijosh çdo moment, të shijosh futbollin nëse të argëton. Në të kundërt, lëre, merru me diçka tjetër. Për mua ishte e rëndësishme të rikthehesha edhe një herë, të rikthehesha si baba me kohë të plotë, si i dashur me kohë të plotë. Kjo ishte e rëndësishme.

Kur u ndërpre kontrata, më në fund kisha një përgjigje. Mund të luaja futboll, por diku tjetër. Kështu, më duhej ta ndërprisja me Interin sepse sinqerisht, nuk kisha zgjidhje tjetër. Falenderoj Brentfordin për mundësinë e dhënë. Iu thashë, nëse më vjen një ofertë nga një klub më i madh, dua të shkoj. Erdhi ofertë nga Junajtid për fat dhe jam i lumtur që jam aty”, thotë mes të tjerash Eriksen.

kristian eriksen mesfushori danez

Lini një Përgjigje