
Rubin Hebaj është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2023 në Uzbekistan. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me ekipin e Andijan, duke shënuar 14 gola e 3 asiste në 27 ndeshje të zhvilluara këtë vit.
Bomberi 25-vjeçar u largua nga Teuta në shkurt të vitit 2023 dhe firmosi në Uzbekistanin e largët ku ka gjetur formën e jetës. Ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit e Shkëndijës së Tetovës është kthyer në protagonist absolut për skuadrën e tij si dhe në kampionatin vendas.
I vetëm ia doli të mbante ekipin në vendin e 7 dhe merkato pritet ta shoh atë në një klub më të madh për të synuar trofe.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje