
Viti 2023 ka qenë i mbarë për futbollin shqiptar, ku Kombëtarja arriti kualifikimin në Kampionatin Europian. Padyshim, këtu ka ndikuar edhe ecuria e lojtarëve kuqezi në klubet e tyre. Jo vetëm që janë titullar, por edhe shënojnë rregullisht çdo javë në kampionatet përkatëse.
Kryesojnë Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj me nga 8 gola, ndërsa Uzuni, Seferi dhe Vrioni janë në kuotën e 6 rrjetave.
Pas tyre, vijnë Mirlind Daku dhe Armando Sadiku që kanë shënuar nga 4 herë, ndërsa Armando Broja dhe Marvin Çuni janë me nga një gol të realizuar deri më tani.
Në tabelën më poshtë janë golat e shënuar të sulmuesve shqiptarë në kampionatet përkatëse.

Lini një Përgjigje