
Në prag të fillimit të kompeticionit ndërkombëtar më të njohur të Afrikës, CAF, rishfaqet polemika që përfshin moshën e një lojtari. CAF, organi që qeveris futbollin afrikan, i bëri thirrje futbollistit gabonez Guelor Kanga, që të bëjë deklaratë dhe të sqarojë këshillin e tij epror, se si ka mundësi që ai lindi katër vjet pas vdekjes së nënës së tij.
Kanga, që aktualisht luan për Sërvena Zvezdën në Serbi, ishte shënjestruar më parë në këtë rast të pazakontë. Sipas dokumenteve të paraqitura nga Federata e Futbollit Gabonez mesfushori sulmues ka lindur në Gabon më 1 shtator 1990 dhe aktualisht është 33-vjeç.
Megjithatë, në vitin 2021, Federata e DR Kongos paditi homologët e tyre gabonezë për falsifikimin e dokumenteve, duke pretenduar se Kanga, ishte në fakt Kiaku-Kiaku Kianga, i lindur në Kinshasa, DR Kongo, më 5 tetor 1985.
Kjo paqartësi u theksua, kur hetimi arriti në përfundimin, se nëna e lojtarit kishte vdekur në fillim të vitit 1989, rreth katër vjet, pasi Kianga supozohej se kishte lindur. Me fjalë të tjera, në vend që të ishte 33 vjeç, mesfushori do të ishte 37-vjeç.
Tani, hetimi i nisur nga CAF kërkon që Guelor Kanga të paraqitet para komitetit dhe të sqarojë pjesën e tij në ngjarje, dhe Gaboni mund të dënohet për falsifikimin e dokumenteve, dështimin në përputhje me rregullat e FIFA-s për regjistrimin e lojtarit dhe, në këtë mënyrë, pengimin e pjesëmarrjes në edicionet 2025 dhe 2027. Gaboni nuk është kualifikuar për edicionin aktual, i cili fillon në datën 13 janar.
Me 64 paraqitje dhe tre gola për Gabonin, Guelor Kanga ka qenë titullar. Ngjarja vë në pikëpyetje të gjithë Federatën e Gabonit dhe CAF ka detyrën e mundimshme për të hetuar faktet.
Lini një Përgjigje