TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2024, 17:08

Dinamo prezanton vëllain e sulmuesit të kombëtares, “nëndetësja” kërkon ecuri pozitive në pjesën e dytë të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo prezanton vëllain e sulmuesit të kombëtares,

Dinamo ka zyrtarizuar sot afrimin e radhës në merkaton e dimrit me shpresën që “nëndetësja” do të ketë një ecuri ndryshe dhe pozitive në pjesën e dytë të sezonit. Afrimi i fundit te dinamovitët është vëllai i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, që luan te Frozinone në Itali. Bëhet fjalë për Kilian Çuni, por ndryshe nga i vëllai, 24-vjeçari luan si mbrojtës,

Njoftimi i Dinamos në Facebook:

“Kilian Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i FC Dinamo City!

Ditën e sotme, mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur në praninë e drejtorit Fakiç, kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve në vijim.

Mbrojtësi shtatlartë vjen në skuadrën tonë pas përvojës me Eintraht Karlsfeld në Gjermani, ndërsa kohëzgjatja kontraktuale është e vlefshme për një afat 1.5 vjeçar me opsion rinovimi.

FC Dinamo i uron punë të mbarë dhe suksese me fanellën tonë.”

kilian çuni vëllai i marvin çunit dinamo

Lini një Përgjigje