TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2024, 19:26

Ylber Ramadani “bën ligjin” në mesfushë, futbollisti kuqezi i dyti në Itali për kilometrat e përshkruara

Shkruar nga Pamfleti

Ylber Ramadani “bën ligjin” në mesfushë, futbollisti

Ylber Ramadani po luan sezonin e parë në Serinë A dhe menjëherë ka lënë gjurmë në mënyrën e tij. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, i cili u transferua nga Aberdini në Skoci te Leçe për 1.2 milionë euro, është futbollisti i dytë me më shumë kilometra të përshkruara për ndeshje. Mesatarisht, nga shifrat që ka nxjerrë faqja e njohur “transfermarkt”, Ramadani ka vrapuar deri më tani, 12.063 kilometra për ndeshje.

Më mirë se ai renditet mesfushori i Bolonjës Leuis Ferguson, i cili është në 12.341 km për ndeshje. Sa i përket Ramadanit, ai është aktivizuar në 18 ndeshje dhe ka munguar vetëm në një takim, atë ndaj Veronës për shkak pezullimi nga numri i kartonëve të verdhë. 27-vjeçari ka arritur të shënojë edhe një gol, atë ndaj Frozinones në fundin e takimit që i dha Leçes pikët e plota. Po ashtu edhe në ekipin kombëtar, Ramadani ishte një ndër lojtarët që luajti në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë me minuta të plota.

Formacioni i kilometrave

Sa i përket 11 futbollistëve që kanë vrapuar më shumë sipas pozicioneve, ata janë: Në portë Terraçano i Fiorentinës, në mbrojtje është treshja: Kaldirola i Monzës, Alesio Romanjoli i Lacios dhe Xhorxho Skalvini i Atalantës. Në mesfushë përveç Ramadanit: Matias Sule i Frozinones, Daniel Boloka i Sasuolos dhe Morten Frendrup i Xhenoas. Përpara tyre janë: Leuis Ferguson i Bolonjës, i cili është edhe lojtari me më shumë distancë të përshkruar, Albert Gudmundson i Xhenoas dhe në majë sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, që luan për zikaltërit e Interit.

Ylber Ramadani “bën ligjin” në mesfushë, futbollisti

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje