TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Janar 2024, 18:26

Ngacmonte koleget dhe punonjëset me mesazhe seksiste, FIFA e pezullon dhe e detyron të largohet si drejtor i Antverpenit legjendën holandeze

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmonte koleget dhe punonjëset me mesazhe seksiste, FIFA e pezullon dhe e

Mark Overmars do të qendrojë larg botës së futbollit deri në nëntorin e këtij viti. Ish-futbollisti i njohur i klubeve si Ajaks, Barcelona e Arsenal, tashmë nuk do të mund të kryejë detyrën e tij si drejtor sportiv, pasi FIFA ka bërë publik pezullimin që i ishte dhënë nga Federata Holandeze.

Një vit më parë, Overmars u akuzua nga kolege dhe punonjëse të klubit të Ajaksit, se i kishte ngacmuar me mesazhe seksiste. Situata u bë shumë problematike dhe Ajaksi e shkarkoi nga puna drejtorin sportiv, i cili kishte ndërtuar një ekip të mbushur me talente premtues dhe që i garantonte klubit të ardhura të mëdha me shitjen e tyre.

Federata Holandeze më pas e dënoi me 2-vite pezullim, një nga të cilët i pezulluar, por kjo nuk e ndaloi Overmars që të niste punë në një shtet tjetër. Pas një muaji, ai u bë drejtori sportiv i Antverpës dhe ishte pjesë e rrugëtimit të suksesshëm të klubit belg ku luan Arbnor Muja, i cili fitoi titullin kampion dhe luajti në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

Por Federata Holandeze e çoi çështjen në FIFA dhe kjo e fundit e ktheu në çështje globale pezullimin e Overmars. Kësisoj, ai nuk mund të ushtrojë detyrën e tij deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, duke lënë menjëherë postin e tij te skuadra e Antverpës.

mark overmars fifa ish-futbollisti holandez

Lini një Përgjigje