
Sevilja dhe Roma përballen sot në finalen e Ligës së Europës, e cila luhet në Budapest. Një ndeshje për historinë, pasi do të marrë fund një seri e pathyeshme, nga njëra anë apo tjetra.
Andaluzët kanë fituar 6 herë trofeun, duke qenë rekordmenët e këtij turneu, ndërsa kanë dalë me sukses në të 6 finalet që kanë luajtur më përpara.
Por përballë sot kanë Zhoze Murinjon, i cili në karrierën e tij si trajner nuk ka dalë asnjëherë humbës nga një finale e një turneu të madh ndërkombëtar, duke fituar me Porton, Interin, Mançester Junajtid dhe Romën.

Lini një Përgjigje