
Ndërsa formula e re e Champions League do t'i shtojë një program edhe më të mbingarkuar lojtarëve, Rodri u pyet për këtë temë të martë në një konferencë për shtyp dhe ngriti mundësinë e një greve nga lojtarët: “Mendoj se jemi afër”, është shprehur ai.
Spanjolli, i cili fitoi Europianin korrikun e kaluar dhe për këtë arsye luajti rreth gjashtëdhjetë ndeshje sezonin e kaluar, ka frikë se çfarë do të ndodhë më pas, mes Champions League së re dhe Kupës së Botës për Klube verën e ardhshme.
“Nëse pyet ndonjë lojtar për këtë, do të të thotë se është një opinion i përgjithshëm mes lojtarëve, nuk është vetëm opinion i Rodrit,- siguroi ai. - Nëse vazhdohet kështu, në një moment, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veç grevës”.
Për Rodri, një lojtar nuk mund të luajë “60 apo 70 ndeshje. Midis 40 dhe 50 ndeshjeve, një lojtar edhe mund të luajë në nivelin më të lartë. Pastaj duhet të zvogëlohet numri i ndeshjeve, sepse nuk është e mundur të ruhet nivelin juaj fizik. Ne duhet të kujdesemi për veten, ne jemi personazhet kryesorë të këtij sporti, apo të këtij biznesi, sido që ta quani”.
Lini një Përgjigje