TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2026, 22:18

Rezultatet e dobëta, Anderlecht shkarkon trajnerin Besnik Hasi

Shkruar nga Pamfleti
Rezultatet e dobëta, Anderlecht shkarkon trajnerin Besnik Hasi
trajneri Besnik Hasi

Anderlecht ka vendosur të shkarkojë trajnerin Besnik Hasi si pasojë e rezultateve negative të skuadrës në javët e fundit. Klubi belg ka vuajtur në Superligën e Belgjikës, ku në tri ndeshjet e fundit ka regjistruar dy humbje dhe vetëm një barazim. Në këto kushte, drejtuesit e Anderlecht kanë vendosur të mos i japin më kohë teknikut shqiptar dhe kanë njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit.

“RSC Anderlecht po e mbyll marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi dëshiron ta falënderojë për punën dhe përkushtimin e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Edward Still do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës.

Besnik Hasi konsiderohet si trajneri më i suksesshëm shqiptar nga Kosova dhe shpeshherë është përmendur si kandidat për postin e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete në këtë drejtim.

besnik hasi anderlecht

Lini një Përgjigje