
Barcelona ka marrë fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur Elçen në transfertë me shifrat e pastra 1-3. Katalanasit e mbyllën pjesën e parë me shifrat 1-2.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik gjeti avantazhin që në minutën e 6 me Lamin Jamal, i cili shënoi pas një asisti fantastik që mori nga Dani Olmo, që nga mesi i fushës. Ky është goli i 9 për Jamal në La Liga këtë sezon në 17 ndeshje, pa harruar këtu edhe 9 asistet deri tani.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 29, ku Alvaro Rodrigez zuri në befasi mbrojtjen e katalanasve dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën.
Në minutën e 40, pas një kundëruslmi dhe aksioni model të Barcelonës dhe asistit të Frenki de Jong, Ferran Torres shënoi golin e dytë për katalanasit. Në fund të shtesës, Ferran Torres pati një shans të artë për të shënaur golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, por nuk ia doli dot.
Në minutën e 73 ishte radha e Markus Rashford për të gjetur golin, pas një topi në zonë nga Lamin Jamal. Anglezi u fut në fushë në fillim të pjesës së dytë në vend të Rafinjës, braziliani u largua i dëmtuar, por në vijim do të mësohet nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz ose jo.
Me këtë fitore, Barcelona mban e vetme vendin e parë me 55 pikë, ndërsa Elçe renditet në vendin e 14 me 24 pikë.
Lini një Përgjigje