
Pas pesë javësh pa fitore, Liverpuli është rikthyer te 3 pikët në sfidën e sotme. Kampionëve në fuqi të Premier Ligës i mjaftoi vetëm një pjesë loje për të mposhtur Njukasëllin me rezultatin 4-1.
“Qymyrxhinjtë” gjetën të parët avantazhin me golin e shënuar nga Entoni Gordon në minutën e 36, me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke mposhtur Alison Beker.
Megjithatë, reagimi i të kuqve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat me Hugo Ekitike në minutën e 41. Francezi gjeti golin pas një asisti perfekt të Florian Uirc.
Liverpuli nuk u mjaftua me kaq dhe pas dy minutash, ishte sërish Hugo Ekitike që gjeti golin e dytë, pas asitit nga mbrojtja të Milos Kerkez dhe sulmuesi francez tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 66, pas një kombinimi perfekt mes Salah dhe Uirc, gjermani dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës me të djathtën.
Gol dhe asist për Uirc, ylli gjerman ka filluar të tregojë aftësitë e tij më në fund. Në minutat shtesë pati kohë edhe për golin e katërt, shënuar nga Ibrahima Konate. Francezi shënoi pas një goditjeje këndi dhe gafës së portierit mik Pope.
Me këtë fitore, Liverpuli ngjitet në vendin e 5 me 39 pikë, ndërsa Njukasëlli mban vendin e 10 me 33 pikë.
Lini një Përgjigje