TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2026, 18:04

Manchester United vijon me rezultatet pozitive, ‘djajtë’ arrijnë fitoren përballë Fulhamit në frymën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Manchester United vijon me rezultatet pozitive, ‘djajtë’

Manchester United arriti të fitojë 3:2 ndaj Fulhamit në ndeshjen e xhiros së 24-t të Premier League, në një takim që u vendos në minutat e fundit.

Fulham kaloi në avantazh vetëm përkohësisht, duke ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 85-të dhe duke barazuar 2:2 në minutën e 91-t. Megjithatë, Benjamin Sheshko vendosi ndeshjen, duke shënuar golin e fitores 3:2 në minutën e 94-t dhe duke siguruar tri pikët për skuadrën e trajnerit Michael Carrick.

Manchester United kishte kaluar në epërsi që në minutën e 19-t me golin e Casemiros. Më pas, Casemiro asistoi për golin e dytë të Matheus Cunha në minutën e 56-t. Fulham reagoi më vonë: Raul Jimenez shënoi nga penalltia për 2:1 në minutën e 85-t, ndërsa Kevin barazoi rezultatin në minutën e 91-t. Përfundimisht, Sheshko shënoi golin vendimtar për 3:2.

Ky është triumfi i tretë radhazi për Manchester United nën drejtimin e Michael Carrick, pas fitores ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit. Me këtë rezultat, United ngjitet në vendin e katërt me 41 pikë, ndërsa Fulham zë vendin e tetë me 34 pikë.

united fullham premier league

Lini një Përgjigje