
Barcelona vret garën për titullin kampion në Spanjë, fitore e madhe e tyre 2-1 në “El Clasico” ndaj Realit të Madridit.
Fati nuk ishte me katalanasit në minutën e 9, pasi Arauzho realizoi autogol.
Ekipi i Çavit tentoi të vendoste ekuilibrat me Kristensen, por ky i fundit nuk ia doli dot. Në fundin e fraksionit, ai që riktheu gjithçka nga e para ishte Roberto.
Pjesa e dytë ishte emocionuese dhe me mundësi shënimi. “Los Blancos” gëzojnë pas golit të Asensios në minutën e 81, por më kot, pasi VAR-i e anuloi për Offside.
Atëherë kur nuk pritej, në fund, Barcelona mori 3 pikët falë golit të Kesi. Kështu, Levandovski me shokë renditen në vendin e parë me 68 pikë, 12 pikë më shumë se ekipi i Ançelotit.
Lini një Përgjigje