TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2023, 22:56

Juvja mposht Interin dhe afrohet 7 pikë me zonën Champions, zikaltërit regjistrojnë humbjen e 9 dhe marrin tatëpjetën

Shkruar nga Pamfleti
Juvja mposht Interin dhe afrohet 7 pikë me zonën Champions,

Juventusi tregohet edhe cinik ndaj Interit në Milano, duke e mundur me rezultatin minimal 0-1.

Zikaltërit e Inzagit duket se kanë marrë tatëpjetën e Serinë A italiane, teksa kjo ishte humbja e 9 në 27 javë, duke zbritur kështu në vendin e tretë, teksa tashmë rrezikon seriozisht edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

Një kombinim fantastik Barela-Lukaku në minutat e para nuk përfundoi në gol, pasi Shezni priti tentativën e italianit.

Në minutën e 23, bardhezinjtë kaluan në avantazh. Goditje fantastike e Filip Kostiç me të majtën, portieri Onana nuk mundi dot të bënte asgjë pasi ishte në krahun tjetër.

VAR-i ndërhyri për shkak se u pretendua për një prekje me dorë të një prej lojtarëve të “Zonjës së Vjetër”, por pas rishikimit, u vendos për ta akorduar si gol të rregullt.

Ekipi i Inzagit zotëroi topin në pjesën e parë, madje gjuajti 2 herë në portë, por pa rezultat. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, pavarësisht rasteve. Djemtë e Masimiliano Alegrit renditen në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa ekipi nga Milano i 3 me 50 pikë.

inter seria a juventus

Lini një Përgjigje