
Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun kryeqytetas.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani” – shkruan klubi.
Me humbjen e sotme ndaj Laçit, kuqeblutë mund t’i thonë lamtumirë ëndrrës për t’u shpallur kampion, teksa shkojnë plot 7 pikë larg Tiranës dhe Partizanit, madje janë edhe jashtë Europës, pasi shohin përpara tyre Egnatian dhe Erzenin.
Lini një Përgjigje